Hoxhaj nderon veteranët e UÇK-së në Suharekë: Dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Nënkryetari dhe deputeti nga radhët e Paritë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, me rastin e Ditës së Veteranëve të UÇK-së, ka përkujtuar sakrificën e të gjithë atyre q1% dhanë gjithçka pë lirinë dhe pavarisnë e Kosovës, shkruan .
“Sot dhe përgjithmonë, të kujtojmë e nderojmë sakrificën e veteranëve të UÇK-së, të cilët dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, shkroi Hoxhaj përmes një psotimi në Facebook.
Gjatë vizitës së tij në Suharekë, Hoxhaj u takua me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Sejdi Elezi, kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Avdullah Krasniqi, dhe kryetarin e Invalidëve të UÇK-së, Adem Bytyqi.
#Hoxhaj #nderon #veteranët #UÇKsë #në #Suharekë #Dhanë #gjithçka #për #lirinë #dhe #pavarësinë #Kosovës
gazetablic.com