Tech

Tensionet në veriun e Kosovës/ Holanda e Luksemburgu i kërkojnë Kurtit të përmbushë kërkesat e BE-së

Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut kërkuan që Kosova t’i përmbahet planit të Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Kryeministri holandez, Mark Rutte, dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, u takuan të martën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë një konference për shtyp, Rutte tha se mënyra më e mirë për të shtensionuar situatën është që palët të përmbushin kërkesat e paraqitura nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se stabiliteti rajonal është çështje shumë e rëndësishme.

Bettel po ashtu bëri thirrje për uljen e tensioneve, duke theksuar se të gjitha palët duan shtensionim. Kurti pohoi pas takimit me dy kryeministrat se Kosova dëshiron raporte të mira fqinjësore me Serbinë dhe se për këtë kërkohet që të zbatohet Marrëveshja drejt normalizimit, e arritur më herët gjatë këtij viti.

Ndërkaq, gjatë takimit të liderëve evropianë me presidenten Osmani, kjo e fundit tha se Kosova ka “demonstruar vullnet” për shtensionimin e situatës, duke “ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit”. Vizita e Rutte dhe Bettel në Prishtinë vjen pasi një ditë më herët ata qëndruan në Beograd, ku zhvilluan bisedime me krerët shtetërorë serbë.

/f.stafa

#Tensionet #në #veriun #Kosovës #Holanda #Luksemburgu #kërkojnë #Kurtit #të #përmbushë #kërkesat #BEsë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button