Sport

City bën gati çekun, zbulohet lista me yjet që kërkon Guardiola për të rinuar skuadrën

Mediat britanike kanë publikuar një listë me futbollistë që do të jenë në radarin e Manchester City në muajin e ardhshëm, me objektivin për të përforcuar skuadrën për këtë edicion dhe në vazhdim.

Martin Zubimendi (Real Sociedad), Bruno Guimaraes (Newcastle) dhe Samuele Ricci (Torino) janë tre prioritetet e mesfushës.

Për sulmin po shqyrtohen krahët Antoni Robinson (Fulham) dhe Jeremy Frimpong (Leverkusen). Në qendër alternativa për Hlaland po shqyrtohen ndër të tjera Eze (Crystal Palace), Jarrod Bowen (West Ham) apo edhe kthimi i Liam Delap.

Ndërkohë në verë mendohet se prioritetet janë të tjera, me Rodrigo, Nico Williams dhe Unai Simon që shihen si lojtarë të aftë për të bërë diferencën dhe për të siguruar ndryshimin e brezave te skuadra e Guardiolës.

#City #bën #gati #çekun #zbulohet #lista #yjet #që #kërkon #Guardiola #për #të #rinuar #skuadrën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button