Aktualitet

“Turizmi u rrit me 22%”/ Ibrahimaj: Rritja ekonomike për vitin 2023 parashikohet në nivelin 3.7%

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka dalë sot në një konferencë për mediat, mbi treguesit ekonomikë. Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj ka thënë se Ministria e Financave pret që rritja ekonomike për vitin 2023 të shkojë në nivelin 3.7%.

Delina Ibrahimaj: Sektori i ndërtimit ka vijuar të japë një kontribut pozitiv në 4,5% në tremujorin e parë të vitit. Dega e tregtisë me shumicë ka rezultuar me rritje në 3,52%, ku performancën më të lartë pozitive e ka pasur sektori i transportit. Kemi pasur një ecuri pozitive dhe në nëndegën e shërbimit ushqimor, që është rritur me 7,2 % në tremujorin e parë të vitit dhe nëndega e tregtisë është rritur me 5,5%. Rritja në sektorin e informacionit dhe komunikacionit, 6.29%. Nga ana e shpenzimeve, prodhimi i brendshëm bruo, konsumi final i popullatës ka vijuar të jetë në rritje. Presim që rritja ekonomike të vazhdojë, për vitin 2023 të shkojë në nivelin 3.7%.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahiamaj ka four me shifra konkretë përsa i përket turizmit duke thënë se numri i të huajve që vizitojnë Shqipërinë është rritur me 22.5%.

Delina Ibrahimaj: Për 5-mujorin e vitit 2023, numri i shtetasve të huaj të futur në Shqipëri është rritur me 22.5 % ose kemi pasur 2,4 milionë qytetarë të huaj të hyrë në vend. Rreth 700 mijë më shumë se vitin e kaluar. Kjo tregon se politikat tona për nxitjen e sektorit të turizimit kanë pasur efektin e duhur. Numri i turistëve në Shqipëri është rritur. Turizmi ka vijuar të jetë një dukuri e shpërndarë në të gjithë vitin. Presim që për 3-mujorin e dytë dhe të tretë, turizmi dhe aktivitetet e lidhura me të, të kenë një performancë pozitive. Investimet e huaja direkte kanë vijuar të kenë pasur një trend rritës. Ata kanë qenë të shpërndarë në të gjithë sektorët e Ekonomisë.

Ministrja Ibrahimaj është ndalur tek disa sektorë të Ekonomisë teksa ka thënë se synim është reduktimi i borxhit publik në mënyrë që në të ardhmen të përballohet çdo e papritur, me të cilën mund të përballet vendi.

Delina Ibrahimaj: Gjatë vitit 2023, forcim të ndjeshëm të Lekut kundrejt monedhave kryesore, Euros, Dollarit e monedhave të tjera. Forcimi i Lekut ndaj Euros, si pasojë e strukturës së Ekonomisë dhe performancës së Ekonomisë. Ecuri pozitive të të gjitha politikave që qeveria ka marrë në lidhje me rritjen e pagave. Presim një kontribut më pozitiv. Kemi vendosur që këtë viti të iniciojmë një politikë të rritjes së pagave për sektorin publik që do të ndikojë edhe në pagat e sektorit privat. Ky është momenti i duhur për të bërë rritje të pagave. Synojmë të reduktojmë borxhin publiik që të në të ardhmen të përballojmë të papriturat që mund të na vijnë.

/f.stafa

#Turizmi #rrit #Ibrahimaj #Rritja #ekonomike #për #vitin #parashikohet #në #nivelin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button