Aktualitet

Tregoi forcën e tij kundër Mançester Sitit, Armando Broja bën veprimin fantastik pas barazimit kundër “Qytetarëve” (Video)

Evertoni ia doli që të merrte një pikë me vlerë ditën e djeshme përballë Mançester Sitit në transfertë. Sfida e vlefshme për javën e 18 të Premier Ligës, përfundoi në barazim 1-1.

Në këtë ndeshje kishte minuta edhe për sulmuesin shqiptar, Armando Broja. Ky i fundit u aktivizua në minutën e 70 të sfidës, teksa dhuroi performancë të një niveli të lartë. Ai vendosi disa herë në vështirësi “Qytetarët” me shpejtësinë dhe driblimet e tij.

Pas ndeshjes, ylli i Kombëtares shqiptare mori vëmendjen përsëri. Një idhull për tifozët e Evertonit, Broja vlerëson këta të fundit, duke u afruar pranë tyre në përfundim të sfidës për t’i dhënë fanelën njërit prej tyre.

Një gjest fantastik nga Broja, i cili vazhdon të shkëlqejë si brenda dhe jashtë fushës së blertë.



#Tregoi #forcën #tij #kundër #Mançester #Sitit #Armando #Broja #bën #veprimin #fantastik #pas #barazimit #kundër #Qytetarëve #Video
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button