Aktualitet

Përmirësimi i sistemit të Thesarit, “faturë” 7.5 milionë euro në buxhet për ndërhyrjen

Ndërhyrjet në funksion të përmirësimit të sistemit të Thesarit të shtetit parashikohet ti kushtojnë buxhetit rreth 7.5 milionë euro.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit që është edhe autoriteti kontraktor i kësaj procedure ka parashtruar në dokumentet shtesë se objekti i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimi i infrastrukturës hardware dhe software të Sistemit të Thesarit SIFQ (Sistemi Informatik Financiar i Qeverise), duke e përditësuar atë në mënyre që të jetë i sigurt dhe të plotësoje kërkesat e kohës.

“Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i infrastrukturës hardware dhe software të Sistemit të Thesarit SIFQ (Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë). Këto përmirësime duhet të rrisin performancën, sigurinë dhe efektivitetin e proceseve të punës.

Sistemi që do të përmirësohet dhe zbatohet, duhet të jetë në përputhje me dispozitat e vendimit nr. 945, datë 02.11.2012, Për miratimin e rregullores “Administrimi i sistemit të Bazave të të Dhënave Shtetërore”, të ndryshuar, në lidhje me disponueshmërinë, integritetin dhe konfidencalitetin e sistemit” thuhet në dokumente.

Sipas përshkimeve nga ana palës së kontraktuar duhet të arrihen disa rezultate ku së pari përmirësim i infrastrukturës hardware (furnizim, instalim, konfigurim).

Së dyti përmirësim i sistemit të thesarit dhe përditësim i tij nga Oracle E-Business Suite R12 (12.1.3) në sistemin e upgradeuar Oracle E-Business Suite R12 (12.2.13) në version anglisht dhe shqip. Së treti migrimi i të dhënave historike.

Po kështu ruajtja e gjithë kostumizimeve/personalizime nga versioni aktual i sistemit në sistemin e përmirësuar. Një tjetër aspekt është trajnimi i përdoruesve (sipas metodës Trajno Trajnuesit) (Manualet e përdorimit për të gjitha modulet e sistemit, për institucionet online me SIFQ dhe ato offline. Manualet e përdorimit. Manuali konfigurimeve. Në fund edhe testimi i sistemit të përmirësuar (Scripts, etj) si dhe procesi i mirëmbajtjes.

Realizimi i projektit do të kalojë në disa faza, specifikisht pesë të tilla nga nisja e kontratës e deri në fund të saj që përfshihet në total një periudhë prej 18 muajsh.

#Përmirësimi #sistemit #të #Thesarit #faturë #milionë #euro #në #buxhet #për #ndërhyrjen
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button