Aktualitet

49 kg kokainë, GJKKO pushon çështjen ndaj Selim Çekajt

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar çështjen në ngarkim të Selim Çekajt, babai të Arbër Çekajt.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci, raporton se Selim Çekaj ishte i dyshuar për trafikimin e 49 kg kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendit tonë më 1 Prill të 2021.

Çështja fillimisht u hetua nga Prokuroria e Durrësit dhe më pas kaloi për kompetencë në SPAK.

Pas disa vitesh hetime, SPAK nuk gjeti prova për të provuar lidhjen e Selim Çekajt dhe kompanisë së tij ECOALMAX në përfshirjen e trafikut të drogës.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekajt, ky i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e sasisë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë, 613 kg.

Edhe në konteinerin me banane të porositur nga babai i tij Selim Çekaj, u gjet kokainë por që nuk u provua përfshirja e Çekajt në këtë çështje.

SPAK kishte kërkuar edhe më herët pushimin e çështjes, por Gjykata e Posaçme e kishte kthyer për të kryer edhe disa veprime të tjera hetimore.

#kokainë #GJKKO #pushon #çështjen #ndaj #Selim #Çekajt
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button