Aktualitet

Shkaktoi aksident me vdekje, arrestohet drejtuesi i automjetit

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme për aksidentin tragjik që ndodhi në fshatin Urakë, në Mat, ku një këmbësor humbi jetën, Sektori i Policisë Rrugore ka arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin G.Gj., 40 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur kur automjeti që drejtohej nga G.Gj. ka përplasur këmbësorin, si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin rrugor të ndodhur në fshatin Urakë në Mat, si pasojë e të cilit u aksidentua me pasojë vdekjen një këmbësor, ju informojmë se Sektori i Policisë Rrugore bëri arrestimin e drejtuesit të automjetit shtetasi G.Gj., 40 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.

/a.r

#Shkaktoi #aksident #vdekje #arrestohet #drejtuesi #automjetit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button