Aktualitet

Nën hetim për falsifikimin e diplomës? Këlliçi del nga SPAK: Shkoni pyesni shokët e klasës…

Mesditën e sotme, ish deputeti i PD, Belind Këlliçi është paraqitur në SPAK i thirrur nga Prokurori i Posaçëm, Elvin Gogaj, i cili është duke hetuar një çështje aspak të zakontë. Këlliçi dyshohet se ka mashtruar me diplomën e shkollës së mesme, për të cilën ka dyshime se nuk e ka përfunduar, duke mbaruar vetëm 4 vite nga 5 të tilla në gjimnazin “Harry Fultz”.

Gjithashtu, Këlliçi dyshohet se ka falsifikuar formularin e vetdeklarimit kur ishte deputet i PD.

Pas disa orësh brenda SPAK, Këlliçi tha: Shkoni pyesni në Harri Fultz, kam shokë klase, edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria ime, nëse keni interes për korrupsionin, një nga krenaritë e mia është që unë e kam denoncuar. Kushdo të dali ballë për ballë, kushdo që do të më indimidojë në rrugëtimin tim për të bërë drejtësi.

Kjo nuk është hera e parë që Këlliçi kalon pragun e SPAK, pasi është paraqitur edhe më parë për kallëzimet që ai ka depozituar.

#Nën #hetim #për #falsifikimin #diplomës #Këlliçi #del #nga #SPAK #Shkoni #pyesni #shokët #klasës..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button