Gjekmarkaj përfundoi në spital/ Boçi: Dëgjova që ishte rrëzuar një person, çava kordonin, kishte aritmi

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi komentoi momentin kur deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ra pa ndjenja në protestë.
Ai u shpreh se deputeti u shty nga policët gjatë tensioneve.
Boçi: Ishim në një moment përplasje me policinë, jam shkëputur për një intervistë, vala e goditjes po afrohej, menjëherë dëgjoj që ka një rrëzim të një qytetari, shih që, me zor çava kordonin, shoh që ishte Agroni shtrirë, e marrim e ngremë, vura re, së pari kishte gjak nga hundët, për shkak se kishte aritmi të madhe që vinte nga forca e goditjes, ishte goditje nga kordoni i policisë. Nuk ishte një gjendje. Nuk ishte goditja e parë, kishte ndodhur ishte qetësuar situata, e dinin shumë mirë kush ishte Agroni apo unë.
#Gjekmarkaj #përfundoi #në #spital #Boçi #Dëgjova #që #ishte #rrëzuar #një #person #çava #kordonin #kishte #aritmi
Java News