Sport

Duhet të na jap një darkë tani –

Kristjan Asllani ka arritur të realizojë një gol fantastik në përballjen mes Interit dhe Udinezes, e vlefshme për Kupën e Italisë. Mesfushori shqiptar realizoi nga goditja e këndit, duke prodhuar një magji të vërtetë.

Ndërkohë menjëherë pas ndeshjes, shoku i ngushtë i Asllanit te Interi,Fratesi, nuk e ka lënë komentin e tij pa një ngacmim. “Jam shumë i lumtur që shënuan Arnautovic dhe Asllani. Kristiani duhet të më jap një darkë tani sepse të shënosh gol nga goditja e këndit, nuk e bëjnë dot të gjithë. Shaka, e donim me patjetër fitoren pasi u eliminuam vjet nga Bolonja. E pyeta Asllanin nëse e dërgoi vërtet topin në rrjetë, por nuk dua të flas derisa të më ofroj darkën”, tha Fratesi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
?

#Duhet #të #jap #një #darkë #tani
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button