Problem para kualifikimeve të Kupës së Botës: Norvegjia nuk dëshiron të luajë me Izraelin

Me kualifikimet e Kupës së Botës 2026 që do të nisin në shtator, FIFA është përballur me një problem që kërcënon të shkaktojë shumë telashe.
Federata Norvegjeze e Futbollit, përmes presidentes Lise Klavenes, njoftoi se kombëtarja e vendit nuk dëshiron të luajë me Izraelin për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
“Askush nga ne nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj sulmeve që Izraeli ka kryer prej kohësh kundër popullatës civile në Rripin e Gazës. Ne mbështesim qeverinë norvegjeze në kërkesën e saj për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve dhe nuk duam që të luajmë lojëra me Izraelin”, tha Klavenes.
Norvegjia dhe Izraeli do të luajnë në xhiron e dytë kualifikues, me Izraelin nikoqir, me shumë gjasa në Hungari. Në grup bëjnë pjesë edhe Moldavia, Estonia dhe humbësi i ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Gjermanisë dhe Italisë.
/ Sport
#Problem #para #kualifikimeve #të #Kupës #së #Botës #Norvegjia #nuk #dëshiron #të #luajë #Izraelin
gazetablic.com