Familja elbasanase në “qiell të hapur”, pas djegies së banesës tre anëtarët kërkojnë ndihmë

Prej gati dy javësh tre pjesëtarët e familjes Karamuca në lagjen 5 maji të qytetit të Elbasanit jetojnë në qiell të hapur. Shkak është bërë defekti në bombulën e gazit, që pasditen e 3 dhjetorit do të shkrumbonte tërësisht brenda 20 minutash, banesën ku ata jetonin.
Fundviti për këtë familje është i trishtë, Karamuca shprehet mes lotësh se nuk ka asnjë mundësi për të gëzuar të birin 12 vjeçar i cili ende është i traumatizuar nga ngjarja. E pa punë për shkak se duhet të kujdeset për bashkëshortin dhe djalin e sëmurë, ajo bën apel për ndihmë.
Sipas burimeve zyrtare nga Emergjencat civile si dhe kryetari i njësisë administrative nr 6, do të ndërhyet pasi të vlerësohet dëmi i shkaktuar duke i ofruar ndihmë familjes.
Gazetar: Enes Molla
#Familja #elbasanase #në #qiell #të #hapur #pas #djegies #së #banesës #tre #anëtarët #kërkojnë #ndihmë
Java News