Aktualitet

Shqiptarët e Kosovës nuk e tradhtojnë Durrësin: E ndjejmë si detyrim të vijmë

Turizmi patriotik sjell me qindra-mijëra turistë nga Kosova drejt plazheve të Durrësit çdo vit. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në më shumë se dy dekada, qyteti bregdetar i Durrësit është kthyer në  hapësirën turistike më të preferuar për ta.

Zeqir Haxha nga Mitrovica, pushon në plazhin e Durrësit prej të paktën 20 vitesh. Ai tregon disa nga arsyet që shqiptarët e Kosovës kalojnë masivisht pushimet në Durrës.

“Ne në Kosovë nga mungon deti, sigurisht marrëdhëniet tona vëllazërore që nga lufta, ndihma juaj, kështu që e kemi si detyrim të vijmë”, tha ai.

Zeqiri thotë se Shqipëria u ka munguar ndër vite, aq sa dhe fëmijëve u kanë vendosur emra të qyteteve apo vendeve shqiptare.

/f.stafa

#Shqiptarët #Kosovës #nuk #tradhtojnë #Durrësin #ndjejmë #detyrim #të #vijmë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button