Aktualitet

Nuk i mbijetoi dot aksidentit, ndërron jetë themeluesi i kompanisë së njohur të modës

Isak Andic, themeluesi miliarder i komanisë së njohur të rrobave, Mango, ka humbur jetën në një aksident rrugor.

l-imprenditore-spagnolo-isak-andic-e-morto-all-eta-di-71-anni-foto-mondadori

Mediat spanjolle raportuan se 71-vjeçari humbi jetën pas një rënieje në një luginë ndërsa po ecte në një vargmal jashtë Barcelonës. Sipas gazetës El Pais, djali i tij ishte i pranishëm në vendin e aksidentit.

Andic, i cili kishte origjinë turke, e themeloi Mango-n në Barcelonë në vitin 1984, dhe sot ky zinxhir operon në 120 vende. Pasuria neto e Andic është vlerësuar nga Forbes në 4.5 miliardë dollarë.

Toni Ruiz, CEO i Mango, shprehu ngushëllimet e tij, duke theksuar se largimi i Andic ka lënë një boshllëk të madh.

“Të gjithë ne jemi, në një farë mënyre, trashëgimia e tij dhe dëshmia e arritjeve të tij. Varet nga ne që të sigurojmë që Mango të vazhdojë të jetë projekti që Isak dëshironte dhe për të cilin ai do të ndihej krenar”, tha ai.

#Nuk #mbijetoi #dot #aksidentit #ndërron #jetë #themeluesi #kompanisë #së #njohur #të #modës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button