Macron emëron François Bayrou si kryeministrin e ri të Francës

Francois Bayrou është vendosur kryeministri i ri i Francës pas dorëheqjes së Michel Barnier.
Presidenti Emmanuel Macron ka emëruar liderin si kryeministër në një përpjekje për t’i dhënë fund trazirave politike. Macron dhe Bayrou janë takuar mëngjesin e së premtes në pallatin Elysée ku vendimi final u mor pak orë më vonë.
73-vjeçari është një bashkëpunëtor kyç në aleancën centraliste të Macron dhe një figurë e njohur politike në Francë.
Në një deklaratë, zyra e Macron tha se Bayrou “është ngarkuar me formimin e një qeverie të re”.
Politika franceze ka pësuar një ngecje pasi Macron kërkoi zgjedhje të menjëhershme gjatë verës dhe një sondazh i BFMTV tregoi se 61% e votuesve francezë janë të shqetësuar nga situata politike.
Presidenti Macron është betuar se do ta mbajë detyrën e tij deri në përfundim të mandatit në vitin 2027, pavarësisht dorëheqjes së Barnier javën e shkuar.
Ai përshpejtoi një udhëtim në Poloni dhe pritej që ta emëronte kryeministrin e ri mbrëmjen e së enjtes, por e shtyu lajmërimin për të premten.
Bayrou u zhvendos thuajse menjëherë në rezidencën e kryeministrisë në Hôtel Matignon dhe u shtrua një tapet i kuq për marrjen e detyrës përpara se të konfirmohej emri.
/a.r
#Macron #emëron #François #Bayrou #kryeministrin #të #Francës
Java News