Aktualitet

Sondazhi: Qytetarët mbështesin masivisht SPAK-un, 72,1% pro rikandidimit të prokurorëve

Shumica dërrmuese e shqiptarëve mbështesin Altin Dumanin në kërkesën e tij që prokurorëve të SPAK t’u lejohet mundësia e rikandidimit pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. 72.1% e shqiptarëve të anketuar në sondazhin e Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, thonë ‘Po’ u duhet lejuar mundësia e rikandidimit.

Një diferencë e vogël dallohet mes shqiptarëve brenda territorit dhe atyre në diasporë, ku 73.3% e këtyre të fundit shprehen pro, ndërsa brenda territorit shqiptar pro shprehen 71.5% e të anketuarve.

Vetëm një përqindje shumë e vogël, 26.1% e zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit shprehen kundër rikandidimit për prokurorët e SPAK. Në Shqipëri, 27.3% e zgjedhësve të pritur për të votuar thonë se duhet t’u jepet mundësia e rikandidimit, ndërsa në diasporë vetëm 23.7%.

1.8% e të anketuarve janë të dyzuar. Vihet re se në diasporë ka një përqindje më të lartë të të dyzuarve, 3.0%, ndërsa në Shqipëri vetëm 1.2%.

/a.r

#Sondazhi #Qytetarët #mbështesin #masivisht #SPAKun #pro #rikandidimit #të #prokurorëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button