Aktualitet

Osmani e dekoron Hovenierin me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”.

Në këtë ceremoni, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, shprehu urime të përzemërta për Hovenierin.

“Sonte një natë e shkëlqyeshme me shokun dhe kolegun tim, ambasadorin Jeffrey Hovenier, i cili u dekorua nga presidentja Vjosa Osmani me urdhrin ‘Dr. Ibrahim Rugova’. Një çmim merituar nga një ambasador i mirë, e kisha nderin të punoja me të dhe të ndihmoja Kosovën në rrugën euro-atlantike”, ka shkruar Guerot në X.



#Osmani #dekoron #Hovenierin #urdhrin #Ibrahim #Rugova
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button