Aktualitet

Aksident në aksin rrugor “Fier-Seman”, i riu përplas për vdekje 50-vjeçarin me motor dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor “Fier-Seman”.

Sipas të dhënave të policisë, shtetasi A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë.

/S.T

#Aksident #në #aksin #rrugor #FierSeman #riu #përplas #për #vdekje #50vjeçarin #motor #dhe #largohet #nga #vendi #ngjarjes
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button