Holandë, shpërthim në një bllok banesash në Hagë, dyshohet për disa viktima

Një shpërthim ka tronditur qytetin hollandez të Hagës këtë të shtunë (7 dhjetor), duke shkatërruar disa apartamente dhe duke plagosur shumë njerëz.
Shkaku i ngjarjes së rëndë është ende i paqartë, teksa policia po kërkon për një makinë që u pa të dilte nga blloku i ndërtesave, pak para shpërthimit.
Autoritetet e emergjencës kanë deklaruar se katër persona janë shpëtuar nga gërmadhat dhe janë çuar në spital, por është ende e paqartë se sa njerëz mund të jenë ende nën rrënoja.
Banorët e lagjes verilindore Mariahoeve në Hagë kanë dëshmuar për një zhurmë të fortë dhe më pas njerëz që bërtisnin.
Kryeministri Dick Schoof tha në një deklaratë se ishte tronditur nga imazhet e katastrofës. “Mendimet e mia shkojnë për viktimat, të gjithë njerëzit e tjerë të përfshirë dhe shërbimet e emergjencës që po punojnë tani në vendngjarje,” tha ai.
/a.r
#Holandë #shpërthim #në #një #bllok #banesash #në #Hagë #dyshohet #për #disa #viktima
Java News