Boksieri shqiptar, Nelson Hysa do të boksojë në finalet e “Riyadh Season”

Nelson Hysa- i pari sportist nga Ballkani në historinë e boksit kampion i Federatës “WBO” në “heavy height”, që tashmë do të jetë prezent edhe në finalet e “Riyadh Season”.
Promotori më i madh i botës, Frank Warren, dhe promocioni që ai drejton, ftojnë në aktivitetet e tij edhe Kampionin e Europës dhe numrin 12 në ranglistën botërore.
Një ftesë që vjen prej sukseseve të vazhdueshme të tij në boksin profesionist, por mbi të gjitha nga suksesi i fundit në ringun e Londrës ky Hysa, nokautoi kampionin e Argjentinës.
Ai merr kontratën e jetës, ftesën për boksuar në një “Show” dhe promocionin e “Riyadh Season”.
Në një ndeshje për të mbrojtur titullin e kampionit të Europës në Manchester, më 8 shkurt, në sallën e famshme “CO OP Arena”.
Kampioni shqiptar Nelson Hysa shkon atje për ndeshjen e 20-të, me një bilanc fantastik prej 19 fitoresh dhe 0 humbjesh.
#Boksieri #shqiptar #Nelson #Hysa #të #boksojë #në #finalet #Riyadh #Season
gazetablic.com