“Kam shkuar në shtrat me 10 mijë femra”: zbulimi absurd i Benjamin Mendy, i akuzuar për 6 përd*unime

Shfaqet prapaskena absurde në gjyqin e Benjamin Mendy, i akuzuar për përdhunim dhe tentativë përdhunimi. Lojtari francez u kthye në gjykatë për t’iu përgjigjur akuzave për përdhunim dhe tentativë përdhunimi. Mbrojtësi i Manchester City, i arrestuar në vitin 2021 dhe i dërguar në burg nga policia angleze, u lirua në janar nga 7 nga 9 akuzat ndaj tij. E në proces një vajzë tregoi se lojtari i ka thënë se kishte shkuar në shtrat me 10,000 femra.
Para Gjykatës së Chester Crown, Benjamin Mendy duhet të përgjigjet për dy akuzat e fundit. E prokuroria ka raportuar një detaj të pabesueshëm të zbuluar nga një prej viktimave.
Lexo më tej: “Një grabitqar që nuk pranon ‘jo’: Nis gjyqi për dhunë seksuale të Mendy, rrezikon edhe burgim të përjetshëm
10 MIJË FEMRA
Akuzat e mbetura datojnë në vitet 2018 dhe 2020. Dy femrat akuzojnë futbollistin për abuzim dhe tentativë për të abuzuar me to. E në momentin e gjykimit të parë juria nuk arriti të shprehet për fajësinë e futbollistit.
Megjithatë, një nga viktimat raportoi një dialog që kishte bërë me francezin e City. Sipas saj, Mendy, pasi tentoi ta përdhunonte, bëri një hap prapa duke i thënë: “Ti je shumë e turpshme. Mirë, kam bërë seks me 10,000 femra”.
Benjamin Mendy has told a UK court he has slept with 10,000 women.
(Source: @BBCSport) pic.twitter.com/QNUH1tajgW
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 29, 2023
#Kam #shkuar #në #shtrat #mijë #femra #zbulimi #absurd #Benjamin #Mendy #akuzuar #për #përdunime
Lapsi