Aktualitet
Trump emëron Jared Isaacman kreun e ri të NASA-s, bashkëpunëtorin e ngushtë të Elon Musk

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nominuar Jared Isaacman për të drejtuar Administratën e Aeronautikës dhe Hapësirës, e njohur ndryshe si NASA-n.
41-vjeçari është një astronaut privat, miliarder dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Elon Musk. Isaacman ka fluturuar në hapësirë dy herë në misione të rregulluara nga programi i tij Polaris.
“Jared do të drejtojë misionin e NASA-s për zbulim dhe frymëzim, duke i hapur rrugën arritjeve novatore në shkencën, teknologjinë dhe eksplorimin e Hapësirës”, tha Trump në një postim në platformën e tij “Truth Social”.
#Trump #emëron #Jared #Isaacman #kreun #të #NASAs #bashkëpunëtorin #ngushtë #të #Elon #Musk
gazetablic.com