Aktualitet

Merr flakë shtëpia në Shkodër, ndërron jetë i moshuari që u bllokua në banesë

Një shtëpi 1-katëshe në fshatin Shtoj në Shkodër është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Raportohet se i moshuari 80 vjeç që mbeti i bllokuar në brendësi të banesës nuk ka mundur të ju rezistojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes mbërritën 4 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë zjarrfikës, të cilët punuan për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç.

Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Gj. P, i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

/a.r

#Merr #flakë #shtëpia #në #Shkodër #ndërron #jetë #moshuari #që #bllokua #në #banesë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button