Sport
Broja debuton me fanellën e Evertonit dhe rrëmben menjëherë zemrat e tifozëve, blutë fitojmë me goleadë –

Pritjes i erdhi fundi. Armando Broja ka debutuar sot me fanellën e Evertonit në përballjen kundër Ulverhemptonit. Këta të fundit kanë marrë një fitore bindëse 4-0 pas rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 83-të të takimit dhe luajti gjithsej 11 minuta në fushë. Tifozët e pritën me brohorima Brojën, i cili nga ana tjetër i shpërbleu me paraqitjen e bërë në fushë.
Megjithëse luajti shumë pak minuta, lojtari i Kombëtares kuqezi shfaqi menjëherë rrezikshmëri në fushë falë aftësive të tij. Madje tifozët nuk i kanë kursyer fjalet e mira për Brojën në rrjetet sociale./Sport Ekspres/
#Broja #debuton #fanellën #Evertonit #dhe #rrëmben #menjëherë #zemrat #tifozëve #blutë #fitojmë #goleadë
SportExpress