Sport

Vllaznisë nuk i mjaftojnë dy golat në minutat e fundit, Dinamo largohet me fitore nga “Loro Boriçi” –

Dinamo është larguar me fitore nga “Loro Boriçi”. Skuadra e Ilir Dajës ka mposhtur me rezultatin 2-3 Vllazninë. Zabërgja ngriti siparin e golave në minutën e 28, ndërsa më pas ishte Nani ai që shënoi dy herë të tjera, përkatësisht në minutën e 43-të dhe të 53-të.

Shkodranët reaguan vetëm në minutat e fundit të takimit. Çoba e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 88, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Spahija ngushtoi shifrat në 2-3. Por dy golat e shënuar nuk i mjaftuan Vllaznisë, pasi fitorja në fund i përket Dinamos./Sport Ekspres/

#Vllaznisë #nuk #mjaftojnë #golat #në #minutat #fundit #Dinamo #largohet #fitore #nga #Loro #Boriçi
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button