Sport

Merr fund pritja! Broja kthehet të luajë në Premier League, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Everton-Ullvërhempton

Muajt e mbushur me ankth dhe frikë pas përsëritjes së dëmtimit në thembrën e Akilit, duket se kanë marrë fund për Armando Brojën.

Bomberi kuqezi është grumbulluar nga trajneri i Evertonit, Sean Dyche për ndeshjen e mbrëmjes së sotme përballë Wolves, pas dy ndeshjeve të zhvilluara me ekipin U-21 si pjesë e fazës së rikuperimit.

Kjo është hera e parë që Broja grumbullohet me ekipin e parë të “The Toffees”, që nga transferimi i tij nga Chelsea për te blutë e Liverpulit, në limitet e merkatos verore.

Tashmë pas thuajse dy vitesh të dominuara nga problemet fizike, Broja duket se është gati të rigjejë ritmin dhe me shumë gjasë do të ketë edhe minuta për të në pjesën e dytë të sfidës, duke parë edhe shterpësinë para portës që Everton ka pasur në Premier League këtë sezon.

#Merr #fund #pritja #Broja #kthehet #të #luajë #në #Premier #League #publikohen #formacionet #zyrtare #të #sfidës #EvertonUllvërhempton
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button