Aktualitet

VIDEO/ ‘Çmendet’ e mitura, bën thirrje në Tik Tok për vrasjen e mësueseve: T’i çojmë në të arushës!

Vetëm pak ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë, teksa po diskutohet për mbylljen e rrjetit social Tik Tok, një vajzë e mitur ka bërë thirrje përmes rrjeteve sociale për vrasjen e mësueseve.

Video është bërë virale dhe tregon agresivitetin te të rinjtë në Shqipëri dhe dëshirën që mbizotëron te ata për të shkaktuar dhunë.

“Zyshën e Biologjisë të vrisni, edhe të Kimisë dhe të Biologjisë. Edhe të Letërsisë. Të tre në të arushës” , thotë e reja.

Nëse futesh në llogarinë e të miturës në Tik Tok, shikon një fjalor tejet banal të përdorur nga ajo, i cili përmes rrjeteve sociale afekton edhe të rinjtë e tjerë.

Pavarësisht nëse mbyllet apo jo, ata që hyjnë në Tik Tok, e kuptojnë lehtësisht se çfarë mënyre komunikimi kanë një pjesë e të miturve që e përdorin këtë rrjet social.

#VIDEO #Çmendet #mitura #bën #thirrje #në #Tik #Tok #për #vrasjen #mësueseve #çojmë #në #të #arushës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button