Aktualitet

Mandati 9-vjeçar, propozimi i Dumanit: Prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia të rikandidojnë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë fjalës së tij në Kuvend ku po zhvillohet takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës, foli sa i takon problemeve me të cilat përballen prokurorët e SPAK.

Një ndër shqetësimet që ai ngriti, ishte statusi i prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, i cili përfundon pas një mandati 9-vjeçar.

Në propozimin e tij, Dumani kërkoi që këtyre prokurorëve t’u jepet mundësia që të rikandidojnë sërish për të qenë pjesë e kësaj strukture, dhe jo t’i zgjatet mandati.

Një shqetësim i bërë publik është mungesa e përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorit pas përfundimit të mandatit të tyre.

Mandati është 9 vite dhe pas 9 vite Prokurorët e SPAK kthehen në vendin ku kanë qenë më parë. Ne kemi propozuar ndryshimet e nevojshme për të rishikuar dhënien e mundësisë që të rikandidojnë për të vazhduar të jenë prokurorë të SPAK dhe jo zgjatje automatike të mandatit”, tha ai.

#Mandati #9vjeçar #propozimi #Dumanit #Prokurorëve #të #SPAK #jepet #mundësia #të #rikandidojnë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button