Aktualitet

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: Ndërtimi, sektori më optimist! Rritet kërkesa për prona

Vjeshta po shoqërohet me luhatje të pritshmërive për ekonominë.

Banka e Shqipërisë thotë se besimi në ekonomi në muajin e kaluar ka rënë me 0.4%, në raport me tetorin. Goditja më e madhe në këtë rënie besimi është dhënë nga sektori i shërbimeve, të cilët shfaqen pesimistë.

Në vrojtim thuhet se besimi nga sektori i shërbimeve është ulur me 6.1% për shkak se ka rënë ecuria e biznesit dhe ka pak kërkesë, pra është reduktuar numri i pushuesve. Po ashtu në rënie në këtë sektor janë edhe pritshmëritë për punësimin dhe çmimet.

Në rënie të lehtë ishte edhe besimi i sektorit të industrisë me 0.9% pasi mungojnë kontratat e reja, e për pasojë është reduktuar aktiviteti i tyre.

E kundërta e këtyre dy sektorëve është ndërtimi, i cili është 5.1% më optimist se në tetor, pasi është shtuar aktiviteti ndërtues, kanë më shumë porosi për apartamente, është rritur punësimi, ndërsa në rënie janë çmimet.

Pas ndërtimit janë konsumatorët të cilët i janë kthyer blerjeve të mëdha edhe prej festave të nëntorit por edhe të fundvitit. Besimi i konsumatorëve është rritur me 2.3% thotë Banka e Shqipërisë, pasi vlerësojnë pozitivisht situatën e tyre financiare edhe pse vijojnë të rriten çmimet.

Edhe tregtia është 2% më optimiste, pasi ka pasur ecuri më të mirë biznesi i tyre, si dhe presin rritje të punësimit për muajit në vijim.

#Vrojtimi #Bankës #së #Shqipërisë #Ndërtimi #sektori #më #optimist #Rritet #kërkesa #për #prona
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button