Aktualitet

Bie nga skela duke punuar, plagoset rëndë 38-vjeçari shqiptar në Kretë

“Një tjetër koleg ndërtues u plagos rëndë në një kantier pune në zonën e Koumbe në perëndim të qytetit të Rethymnon. Kolegu me prejardhje shqiptare, tridhjetë e tetë vjeç, baba i dy fëmijëve, ishte duke punuar në skelë kur ajo u shemb, duke bërë që ai të rrëzohet përtokë dhe të plagoset rëndë. Ai u dërgua në Spitalin e Chanias ku po trajtohet në reanimacion.

Që nga fillimi i vitit, vetëm në sektorin e Ndërtimit, numërohen 18 të vdekur. Bëhet fjalë për kthimin e vendeve të punës në të gjithë vendinnë një arenë të madhe vdekjeje. Jeta e punëtorit nuk ka vlerë për pushtetarët. Askush nuk shqetësohet të kontrollojë se në çfarë kushtesh punojnë mijëra ndërtues, në çfarë kushtesh, çfarë masash sigurie, çfarë përshtatshmërie janë makinat e tyre të punës.”

Njoftimi i Sindikatës së Ndërtuesve dhe Tregtisë në Rethymnon

#Bie #nga #skela #duke #punuar #plagoset #rëndë #38vjeçari #shqiptar #në #Kretë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button