Sport

E pabesueshme ku mbërrin situata! Mbape largohet duke çaluar pas Liverpulit, tifozët e Real Madrid nuk e besojnë: Po shtiret –

Pasi Real Madridi fitoi Champions League në sezonin e shkuar dhe në media po qarkullonte lajmi se Mbape do të nënshkruante për madrilenët, të gjithë ekipet e tjera dhe tifozët e tyre u trembën: “Po tani si do të konkurrohet kjo skuadër?”.

Por rezulton se me ardhjen e Mbape, Real Madridi është dobësuar shumë dhe është kthyer në një ekip mëse normal për t’u mundur. Liverpuli e mposhti fare lehtë në mbrëmjen e djeshme në shifrat 2-0. Një tjetër ndeshje e dobët e Mbape, ndërsa francezi u largua pas ndeshjes duke çaluar.

Më e pabesueshme ishte fakti se shumë tifozë të Real Madridit nuk po e besonin më Mbape. Ata po reagonin në rrjetet sociale duke thënë se Mbape po shtiret para kamerave për të justifikuar formën e tij në dobët në fushë dhe për të thënë se nuk ishte në 100% e tij fizik për shkak shqetësimi apo dëmtimi. E nëse dikush do ta tregonte një skenar të tillë në momentin kur Mbape firmosi me Realin, me siguri që nuk do të besohej. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#pabesueshme #mbërrin #situata #Mbape #largohet #duke #çaluar #pas #Liverpulit #tifozët #Real #Madrid #nuk #besojnë #shtiret
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button