Iu gjetën më shumë se 3 kg drogë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi iu gjetën lëndë narkotike në makinë.
Blutë njoftojnë se shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Babrru, dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit M. B., gjetën lëndën e dyshuar narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi:
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Zalli”.
Sekuestrohen rreth 3 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, arrestohen dy shtetas.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zalli”.
Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit M. B., 30 vjeç, dhe S. R., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Babrru, dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit M. B., gjetën lëndën e dyshuar narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
#gjetën #më #shumë #drogë #në #makinë #arrestohen #persona #në #Tiranë
Java News