Bajerni mund PSG-në në duelin e titanëve dhe Interit i mjafton një autogol, festival golash për Atalantën, Arsenalin dhe Leverkusenin –

Bajerni i Mynihut-PSG ishte kryendeshja e javës së 5-të të Ligës së Kampionëve. Bavarezët kanë fituar minimalisht 1-0 në duelin e titanëve. Ndeshja u vendos në minutën e 38 nga Min Jae Kimi. Ndërkohë me po të njëjtin rezultat ka triumfuar edhe Interi përballë Lajpcigut. Zikaltërve u ka mjaftuar autogoli i shënuar nga Lukaba në minutën e 27 të takimit.
Ndërkaq, ndeshjet e tjera kanë përfunduar me goleada. Atalanta ka shkatërruar me shifrat 1-6 Jang Bojsin në transfertë. Në këtë sfidë mungonte Berat Gjimshiti për shkak dëmtimi. Bajer Leverkuseni ka mposhtur lehtësisht 5-0 Salcburgin, ndërsa Arsenali ka tronditur Sportingun në Lisbonë me shifrat 1-5. Një fitore bindëse ka marrë edhe Barcelona, e cila ka mposhtur 3-0 befasinë e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, Brestin./Sport Ekspres/
#Bajerni #mund #PSGnë #në #duelin #titanëve #dhe #Interit #mjafton #një #autogol #festival #golash #për #Atalantën #Arsenalin #dhe #Leverkusenin
SportExpress