E gjithë vëmendja te derbi Tirana-Partizani, njihuni me ndeshjet e javës në Superiore –

Derbi Tirana – Partizani është kryefjala e javës së 15-të e kampionatit “Abissnet Superiore”.
Sfida mes dy skuadrave të kryeqytetit do të luhet të dielën e 1 dhjetorit, në stadiumin “Arena Kombëtare” në ora 19:00 dhe do të jetë sfida përmbyllëse e kësaj jave.
Sakaq, java e 15-të do të hapet me ndeshjen Bylis – Vllaznia, që do të luhet në stadiumin e Ballshit më 29 nëntor në ora 13:30.
Të shtunën do të zhvillohen tre sfidat e tjera të javës. Laçi – Skënderbeu dhe Egnatia – Partizani do të luhen në ora 13:30, ndërsa në 16:30, Dinamo City do të përballet me durrsakët e Teutës.
Abissnet Superiore – Java 15
Bylis – Vllaznia 29.11.2024 13:30
Laçi – Skënderbeu 30.11.2024 13:30
Egnatia – AF Elbasani 30.11.2024 13:30
Dinamo City – Teuta 30.11.2024 16:30
Tirana – Partizani 01.12.2024 19:00
#gjithë #vëmendja #derbi #TiranaPartizani #njihuni #ndeshjet #javës #në #Superiore
SportExpress