Aktualitet

Flamur Noka e kërcënon se “do ta paguajë”, Sokol Bizhga e merr me buzëqeshje!

Protesta e mbrëmjes së sotme pati edhe një episod të veçantë që nuk kaloi pa u vënë re. Deputeti i PD, Flamur Noka, për të disatën herë bëri deklaratë publike para mediave dhe këtë herë akuzoi kupolën e Policisë së Shtetit dhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.

Teksa akuzonte policinë të lidhur me krimin dhe trafiqet, Noka përmendi edhe emrin e Sokol Bizhgës, nëndrejtorit të Policisë së Shtetit, ish i komanduar si drejtor i përgjithshëm pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut.

Në ato momente Bizhga ishte pas kordonit policor i vendosur për masat e sigurisë dhe ndjekjen e planizimit të efektivëve.

Ndërsa dëgjonte deputetin e PD-së që i përmendtte emrin bashkë me kryepolicin Ilir Proda dhe Neritan Nallbatin, Bizhga e ka marrë me buzëqeshje, duke kthyer edhe kokën në krahun tjetër.

#Flamur #Noka #kërcënon #paguajë #Sokol #Bizhga #merr #buzëqeshje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button