Aktualitet

Përmbyset mjeti bujqësor, humb tragjikisht jetën një person në Maliq

Një 61-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike këtë të hënë në fshatin Moglicë të Maliqit. Mjeti bujqësor që ai drejtonte u përmbys dhe për pasojë ai ndërroi jetë.

Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta. Policia nisi hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

“Rreth orës 18:20, në fshatin Moglicë, Maliq, një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi S. Gj., 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta është përmbysur. Si pasojë drejtuesi i mjetit bujqësor ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rastit”, njoftoi policia.

/a.r

#Përmbyset #mjeti #bujqësor #humb #tragjikisht #jetën #një #person #në #Maliq
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button