E aksidentuan dhe e lanë në rrugë! Ndërron jetë një grua që u gjet Lushnje

Një shtetase e cila është gjetur e lënduar në aksin rrugor Fier-Lushnjë, ka ndërruar jetë në spital. Ajo u gjet nga shërbimet e policisë, sipas të cilave dyshohet se ajo është aksidentuar nga ndonjë automjet.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e saj.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetase të dëmtuar, dyshohet si pasojë e një aksidenti rrugor, anës rrugës, e cila u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit.
Shtetasja ende e paidentifikuar si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e shtetases së lartpërmendur.
/a.r
#aksidentuan #dhe #lanë #në #rrugë #Ndërron #jetë #një #grua #që #gjet #Lushnje
Java News