Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë që terrorizonte Torinon, bastiste vilat luksoze në seri! Dy të arrestuar, një i tretë ishte kapur më pa

Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë që terrorizonte banorët e një lagjeje në kodrën e Torinos, ku ndodhen edhe shumë nga shtëpitë dhe vilat e personazheve të njohur të huaj dhe vendas.
Pas një sërë grabitjesh të kryera muajt e fundit, karabinierët kanë shkatërruar bandën që vidhte vilat në kodrat e Torinos, njoftoi policia italiane sot (14 mars).
Në pranga përfunduan 2 shqiptarë të moshës 33 dhe 52 vjeç, ndërsa një bashkëpunëtor i tretë tashmë ishte arrestuar për krime të tjera më herët.
Sipas hetuesve të kompanisë Chieri, tre kriminelët ishin pjesë e “bandës” së hajdutëve që terrorizonin banorët e banesave më të izoluara mes Torinos, Chieri dhe Moncalieri, duke bërë plaçkitje në seri, me vlerë mijëra euro.
Këtë e konfirmojnë bizhuteritë e gjetura, së bashku me 22500 euro cash dhe materiale të ndryshme, informon media italiane.
Ata operonin në shtëpitë më të izoluara midis qytetit, Chieri dhe Moncalieri, ose ku nuk kishte njeri përkohësisht. U gjetën bizhuteritë dhe 22,500 euro cash.
#Çmontohet #banda #skifterëve #shqiptarë #që #terrorizonte #Torinon #bastiste #vilat #luksoze #në #seri #të #arrestuar #një #tretë #ishte #kapur #më
Java News