FSHF hap aplikimet për edicionin e ri të kampionatit kombëtar të Futsallit –

Edicioni i ri i Kampionatit Kombëtar të Futsallit, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, do të ngrejë siparin gjatë muajit dhjetor. Aplikimet për t’u bërë pjesë kanë nisur dhe Federata e Futbollit fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë me ekipet e tyre në Kampionatin Kombëtar dhe Kupën e Shqipërisë në Futsall.
Ky kampionat do të jetë i veçantë, pasi këtë sezon do të aplikohet skema e “Final 4”. Ekipi kampion do të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Futsal Champions League.
Gjithashtu, FSHF ka hapur aplikimet për organizimin e kampionatit U-19 dhe kampionatit të vajzave në Futsall.
Kampionati i grupmoshës U-19 është i domosdoshëm për vazhdimësinë dhe në të ardhmen synohet krijimi i ekipit Kombëtar të Futsallit U-19. Ekipi kampion i këtij kampionati do të marrë pjesë në UEFA Youth Futsal Champions League.
Edhe kampionati i vajzave në Futsall ofron një mundësi të rëndësishme, pasi në të ardhmen synohet krijimi i ekipit Kombëtar për vajza në Futsall.
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e email-it: friza@fshf.al .
#FSHF #hap #aplikimet #për #edicionin #të #kampionatit #kombëtar #të #Futsallit
SportExpress