Sport

Sylvinho e pëson edhe nga Lionel Mesi, Inter Miami zyrtarizon trajnerin e ri –

Sylvinho qarkulloi si emër sa i përket trajnerit të ri të Inter Miami. Prestigjozja Daily Mirror zbuloi se trajneri i Shqipërisë ishte mes të preferuarëve të Beckham. Gjithashtu u tha se konkurrenca ishte e fortë me Erik Ten Hag, Xavi apo Lampard.

Por në fund, asnjë prej këtyre emrave nuk rezultoi trajneri i ri i Inter Miami. Këta të fundit e kanë zyrtarizuar trajnerin e ri dhe bëhet fjalë për Javier Mascherano. Ky i fundit po stërviste Argjentinën U-20 dhe tani do të kalojë te Inter Miami. Një zgjedhje që duket qartë se ka pasur edhe sygjerimin e Lionel Messit që shpesh në klubet e tij ku ka luajtur ka bërë më shumë se detyra e tij kryesore, ajo e futbollistit, por ka pasur shumë peshë edhe në vendimmarrjet e klubit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Sylvinho #pëson #edhe #nga #Lionel #Mesi #Inter #Miami #zyrtarizon #trajnerin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button