“Shtatë vrasje o komandant, a keni zbardhur gjë?”/ Zyrtari i policisë: Po punojmë! Lala: Po mendim, a ke?!

Zyrtari i lartë për sigurinë në Policinë e Shtetit, Idriz Daulle, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u pyet për disa nga ngjarje e fundit kriminale në vend. Zyrtari i policisë tha se po punohet për zbardhjen e tyre, por nuk mund të japë detaje nga hetimet.
Ylli Rakipi: Brenda pak kohësh kemi disa vrasje në vendin tonë: Masakra e Dobracit me katër viktima, vrasja e biznesmenit Eduard Reci, vrasja e 14 vjecarit Martin Cani dhe vrasja e Klaudio Prendit. Gjendja e sigurisë në vendin tonë duket alarmante. Shtatë vrasje o komandant, a keni zbardhur gjë?
Idriz Daulle: Po punohet dhe do të ketë rezutlate konkrete. Janë pjesë e hetimeve dhe nuk më takon të flas.
Klodiana Lala: Në masakrën e Dobraçit, a mendoni se e kanë bërë si duhet detyrën? Janë katë efektivë që dyshohen për shpërdorim detyre. Çfarë duhet të përmirësoni ju? A mund të jepni mendim për rendin dhe sigurinë? Ju nuk jeni njeri pa mendim…
/a.r
#Shtatë #vrasje #komandant #keni #zbardhur #gjë #Zyrtari #policisë #punojmë #Lala #mendim
Java News