Aktualitet

Flet rivali i Bashës në garën për kryetar: Ai duhet të vinte me ide të qarta si ta ndante PD nga Berisha

Gjergj Hani e ka konsideruar veten një alternativë për drejtimin e Partisë Demokratike dhe ndonëse përballë ka Lulzim Bashën, e ku gara për të duket shumë e vështirë, ai zgjedh që të mos e paragjykojë aspak si proces zgjedhor.

“Unë jam një alternativë. Alternativa ndryshon sepse nuk është Gjergji por ideja që do të sjellë Gjergji për demokratët. Duhet një hapje e madhe e PD-së, jo në teori, por në praktikë. Të rifreskojmë burimet njerëzore përfshirë edhe prurje nga diaspora. Kryetari i partisë të krijojë qeverinë e tij në hije. Anëtarësia në PD të ulet nën moshën 16 vjeç”.

Gjergji Hani

Konferencën e tij të parë si kandidat zyrtar për të marrë drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend, Hani e nisi me një episod jo shumë të zakontë. Ai kishte harruar syzet, çka ia pamundësonte leximin e fjalimit.

“Do më falni se mosha të bën të sajën, kam harruar syzet andej po shkoj t’i marr”.

Gjergji Hani

Pas një shkëputje vetëm pak sekonda, Gjergj Hani u kthye t’u kthente përgjigje pyetjeve të gazetarëve, ku padyshim vëmendjen më të madhe e mori konkurrenti i tij, Lulzim Basha. Vendimin për të garuar e sheh si një sfidë personale.

 “Kam qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Bashës dhe prisja që rikthimi i tij në skenën politike, do e pranoja nëse do të vinte me premisa të qarta mbi atë që ndan PD-në nga Sali Berisha.Cilat ishin mënyrat që ai do të përdorte për rindërtimin e PD-së për ta shkëputur nga partia e pazareve të pushtetit apo nga partia e liderit. Isha i bindur që Basha do të kthehej me këto premisa. Kthimi i tij u ndërtua mbi bazë demagogjie populiste. E ndjeva si një sfidë personale me ata 104 mijë demokratë dhe mora përsipër që të sjell para shqiptarëve e demokratëve zërin e atyre që shkuan të votojnë duke e ditur fare mirë se do të humbisni”.

Gjergji Hani

Hani është parë në një takim elektoral krah Bashës, që sot e ka rival, por për këtë ka një arsye.

‘Ua më çudit sesi shqiptarët e perceptojë politikën me idenë se shqiptarët duhet të theren. Unë dua të shkoj që të shoh ta dëgjoj. Që ta luftosh duhet të njohësh. Se kam fshehur se kam qenë një nga mbështetësit e Bashës. Në momentin që nuk më bindi më mora përsipër këtë inciativë.’.

Gjergji Hani

Zgjedhjet për kreun e PD-së do të zhvillohen në 29 korrik me një garë që ka ndezur një debat brenda vetë partisë.

/a.r

#Flet #rivali #Bashës #në #garën #për #kryetar #duhet #të #vinte #ide #të #qarta #ndante #nga #Berisha

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button