Shëndeti

Putin konfirmon vrasjen e pilotëve rusë gjatë rebelimit, amnisti për Wagner

Rusia tregoi se nuk do bjerë pre e shantazheve apo përpjekjeve për të krijuar trazira të brendshme. Në komentet e para publike që prej kryengritjes së armatosur të mercenarëve të Wagner, presidenti Vladimir Putin vlerësoi solidaritetin patriotik dhe unitetin e treguar nga populli rus dhe shërbimet e sigurisë në mbrojtjen e atdheut të tyre.

Ai u bëri gjithashtu homazh pilotëve të vrarë gjatë revoltës së udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin duke konfirmuar për herë të parë rrëzimin e avionit rus nga mercenarët e Wagnerit dhe vdekjen e pilotëve.

“Kurajo dhe vetë-sakrifikimi i pilotëve që ranë si heronj, shpëtuan Rusinë nga pasojat tragjik. U drejtohem edhe një herë të gjithë qytetarëve të Rusisë. Ju falenderoj për durimin, solidaritetin dhe patriotizmin. Kjo shoqëri civile tregoi se çdo shantazhim apo përpjekje për të krijuar trazira të brendshme është e destinuat të dështojë”, tha Putin.

Informacione zyrtare nuk ka por disa kanale ruse në telegram thonë 13 pilotë ishin vrarë gjatë rebelimit 24 orësh. Putin deklaroi se liderët e kryengritjes kishin kryer një akt kriminal, por falënderoi mercenarët dhe komandantët që ishin tërhequr për të shmangur gjakderdhjen. Ai u zotua të mbajë premtimin e dhënë për pjesëtarët e Wagnerit; të cilët siç tha mund të sistemohen në Bjellorusi, të nënshkruajnë një kontratë më Ministrinë e Mbrojtjes apo thjesht të kthehen tek familjet e tyre.

“Falenderoj ato ushtarë dhe komandatë të Wagner që morën vendimin e drejtë për të shmangur gjakderdhjen. Sot ju keni mundësinë të vazhdoni t’i shërbeni Rusisë apo te ktheheni te familjet dhe miqtë. Kush të dojë mund të shkojë në Bjellorusi”, tha Putin. Ai nuk e përmendi kreun e grupit Yevgeny Prigozhin, i cili po ashtu publikoi një mesazh audio prej 11 minutash. Lideri i mercenarëve theksoi se rebelimi afat-shkurtër nuk kishte si qellim rrëzimin e qeverisë, por ishte një protestë kundër atij që e sheh si drejtim joefikas të luftës në Ukrainë. Ish-aleati i Putinit ka pranuar të largohet në Bjellorusi, por vendndodhja e tij mbetet e paditur.

/a.r

#Putin #konfirmon #vrasjen #pilotëve #rusë #gjatë #rebelimit #amnisti #për #Wagner

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button