Bajrami i përgjigjet Kurtit: Albin inxhinieri, doracakët për edukatë seksuale i ka lansuar Nagavci

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili e ka përmendur emrin e saj në lidhje me doracaket për edukatën seksuale.
Në një video të publikua në profilin e saj në “Facebook”, ajo kryeministrit Kurti i është drejtuar me “Albin inxhinieri”
Ajo ka bërë me dije edhe një herë se doracaket në fjalë i ka lansuar ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci.
“Të nderuar qytetarë të vendit, Kryeministri i Kosovës inxhineri Albin Kurti, në përpjekje për të ju ikë dështimeve e skandaleve që janë të përditshme, në qeverisjen e tij tash e katër vjet, në videon e tij të fundit ka përmend edhe emrin tim. Ka shumë skandale, por ka një të vërtetë për secilin prejt tyre. Derisa në seancën e fundit, Arbëria mbron me ngul kurrikulat dhe përmbajtjen e doracakëve, tash inixhineri Albin Kurti po thotë as nuk janë kurrikula dhe as nuk janë miratu në kohën e Arbëries”, thotë Bajrami në video, duke rikujtuar deklaratat e Nagavcit dhe Kurtit për këtë çështje.
#Bajrami #përgjigjet #Kurtit #Albin #inxhinieri #doracakët #për #edukatë #seksuale #lansuar #Nagavci
gazetablic.com