Sport

Edhe një shans i fundit! UEFA bëhet gati të përjashtojë Serbinë nga Liga e Kombeve, duhet “të qepin gojën” kundër Danimarkës –

Serbia do të luajë sot në mbrëmjen kundër Danimarkës. Vëmendja do të jetë e përqendruar më tepër në tribuna, për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të rregullave nga ana e tifozëve. Këtë herë UEFA e ka marrë shumë seriozisht situatën.

Ajo ka dhënë edhe një paralajmërim të fundit për Serbinë, teksa pas ngjarjeve të shkaktuara në Zvicër, një dënim i rëndë e pret Serbinë, deri në përjashtimin nga Liga e Kombeve. Një grup i posacëm nga UEFA është dërguar për të monitoruar situatën sot për ndeshjen kundër Danimarkës. Federata Serbe e Futbollit ka dalë me një deklaratë zyrtare ku i ka kërkuar tifozëve që të rrinë të qetë pasi një grup i UEFA-s do të vëzhgojë gjithçka në stadium, në të kundërt, do të shkohet në dënimin me përjashtim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Edhe #një #shans #fundit #UEFA #bëhet #gati #të #përjashtojë #Serbinë #nga #Liga #Kombeve #duhet #të #qepin #gojën #kundër #Danimarkës
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button