Aktualitet
Aksident me shtatë të lënduar në Maliq

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën Maliq-Pojan, ku shtatë persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas A2CNN, një mjet me targa greke dhe një furgon mallrash janë përplasur kokë me kokë.
Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se njëri nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë në reaminacion ndërsa gjashtë të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit.
#Aksident #shtatë #të #lënduar #në #Maliq
gazetablic.com