Aktualitet
Safet Gjici i bashkohet Vangjush Dakos dhe Lefter Kokës në paraburgimin e Durrësit

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme transferohet ne paraburgimin e Durresit atje ku mbahen edhe ish kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako, ish ministri Lefter Koka dhe ish deputeti Alqi Bllako.Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK.
Ndërsa është vendosur arrest shtëpie për Alma Kaçin, gruan e video-skandalitNë dëshminë e saj, Alma tha është takuar vetëm dy herë me Gjicin, ku herën e parë i ka prezantuar projektin për qentë dhe sipas saj është ndjerë e ngacmuar seksualisht nga vetë ai..