Arrestohen dy persona në Gjakovë, policia u gjeti substanca narkotike

Në dy raste të ndara, policia ka arrestuar dy persona në Gjakovë, pasi u është gjetur substanca narkotike.
Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Uesli Klark”, ndërkaq tjetri në rrugën “Bajram Curri”
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se njësiti policor gjatë kontrollit tek i njëjti ka gjete dhe sekuestruar një sasi të substancave narkotike të llojit marihuanë. Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se njësiti policor gjatë realizimit të urdhër kontrollit të gjykatës në një lokal, tek i njëjti gjatë kontrollit ka gjete dhe sekuestruar 2.70 gram substanca narkotike të llojit marihuanë, një grinder për bluarje të substancave narkotike dhe një pako me rizlla- letra për mbështjelljen e substancave narkotike. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
#Arrestohen #persona #në #Gjakovë #policia #gjeti #substanca #narkotike
gazetablic.com