Aktualitet

Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe, transportonte shtatë pasagjerë

Policia e Kosovës ka ndaluar në Bërnjak një furgon me targa serbe, që po drejtohej nga një shtetas i Serbisë dhe me atë automjet, ai po i transportonte shtatë pasagjerë të tjerë, të gjithë shtetas të Serbisë.

Gjatë kontrollit në çantën e tij, policia ka bërë të ditur se është gjetur një thikë dhe një këllëf të padeklaruar.

“Bërnjak 15.11.2024. Njësiti policor ka ndaluar një automjet furgon me targa serbe të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe me atë automjet ai po i transportonte shtatë pasagjerë të tjerë të gjithë shtetas te Serbisë. Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit është gjetur një thikë dhe një këllëf të pa deklaruar. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.



#Policia #ndalon #në #Bërnjak #një #furgon #targa #serbe #transportonte #shtatë #pasagjerë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button